Escobar viziton Ambasadën e Kosovës në Washington

21 tetor 2021 | 23:51

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, ka vizituar sot ambasadën e Kosovës në SHBA.

Escobarin, në takim e ka pritur ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Kosovës në SHBA, Valdet Sadiku.

“Ushtruesi i detyrës së ambasadorit, Valdet Sadiku, priti sot Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Escobar, në Ambasadën tonë. Faleminderit Escobar për vizitën dhe presim me padurim punën dhe miqësinë tonë të vazhdueshme!”, thuhet në postimin në rrejtin social në “Twitter të ambasadës.

Kujtojmë se Escobar ka zëvendësuar Matthew Palmerin në këtë pozitë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Istogut, Bekë…