Escobari shkon për vizitë në Manastirin e Deçanit

14 mars 2024 | 12:52

Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, aktualisht gjendet në Manastirin e Deçanit.

Kjo vizitë e tij vjen pas takimit të djeshëm me presidenten Vjosa Osmani, me të cilin mbajti edhe një konferencë të përbashkët. Aty, Escobari e ka përshëndetur vendimin e qeverisë për Manastirin e Deçanit.

Pos Osmanit, Escobari ka takuar mbrëmë edhe krerët e opozitës, ndërkohë sot pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti, me fillim të orës 15:30.

Në mbledhje e djeshme të qeverisë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale ta regjistrojë pronën e Manastirit të Deçanit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Escobar arrin në Manastirin e Deçanit - Insajderi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vizituar shkollën…