Është përkujtuar 20 vjetori i Betejës së Morinës
09 korrik 2018
| 01:36
Me një Akademi Përkujtimore për nderë të 20 vjetorit të Betejës së Morinës në zonën kufitare me Tropojen u përkujtuan të rënët për liri, dëshmorët e Kombit: Muhamet Ukshini, Shkëlzen Syla, Arben Ukshini, Sylejman Abdyli, Ymer Bytyqi, Blerim Ukshini, Nezir Elezi, Fisnik Salihu, Ahmet Pulatani dhe Mine Ukshini.
Akademia është mbajtur në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ditën e shtunë, ndërsa homazhet janë bërë pranë varreve të dëshmorëve në varezat e qytetit.
Më pas është vendosur edhe gurthemeli për ndërtimin e Kompleksit të varrezave të dëshmorëve në fshatin Morinë të komunës së Gjakovës.