Është rritur numri i qytetarëve që vaksinohen kundër Covidit, sidomos me dozën e tretë

09 janar 2022 | 09:34

Ditët e fundit nga Ministria e Shëndetësisë është njoftuar vazhdimisht për rritjen e rasteve të infektimit me COVID-19 në Kosovë.

MSh, gjithashtu, u ka bërë thirrje qytetarëve gjatë gjithë kohës për t’u vaksinuar duke e parë vaksinën si të vetmen mënyrë për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje. E, si duket, kësaj thirrje i janë përgjigjur qytetarët.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi, ka thënë për Telegrafin se është shtuar fluksi i qytetarëve të cilët dëshirojnë të vaksinohen. Gashi tha se ka interesim të madh për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

“Po, është rritur numri i qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID-19. Shumica e tyre janë me dozën e tretë, më pak të dytën, edhe më pak me dozën e parë”, tha ai.

Bujar Gashi- Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë

Ai tha se deri më tani kundër gripit sezonal janë vaksinuar mbi dhjetë mijë qytetarë.

“Po, ka pasur mjaftueshëm. Deri më sot me vaksinë kundër gripit sezonal janë vaksinuar 10 050 qytetare”, përfundoi Gashi.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 264 raste të reja me COVID-19, kurse vetëm gjatë kësaj jave janë konfirmuar 889 raste gjithsej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vajzë 16-vjeçare nga Fieri është larguar nga banesa duke…