Është si një qytezë, çdo sipërfaqe është me mermer dhe ar, jahti 500 milionë paundësh i Putinit

23 mars 2022 | 14:08

Super luksi që ka shijuar Vladimir Putin në jahtin e tij prej 500 milionë paund është zbuluar nga “The Sun”. Presidenti i Rusisë, forcat e të cilit prej disa javësh po bombardojë gra dhe fëmijë në Ukrainë, nuk është kursyer në “Scheherazade” me gjashtë kuverta.

Presioni është në rritje ndaj Italisë, aty ku është ankoruar superjahti, për ta kapur dhe shitur për të përfituar ukrainasit.

“The Sun” shkruan se kostoja zyrtare e “Scheherazade” kur përfundoi dy vjet më parë, ishte 500 milionë paund. Por burime të brendshme thonë se mund të jetë më afër 750 milionë paund.

“Çdo sipërfaqe është mermer ose ar. Ka pishina të panumërta, një spa, një sauna, një teatër, salla vallëzimi, një palestër. Është si një mini qytet”, ka thënë një punëtor që ka ndihmuar në ndërtimin e tij.

Ai ka shtuar se është e vështirë ë gëlltitet fakti që anija më e pabesueshme në botë, është në pronësi të një njeriu që synon të bombardojë civilët në Ukrainë.

“Dhe është një shumë e paimagjinueshme kur paga mesatare e rusit është 5 mijë paund në vit dhe njerëzit atje kanë vështirësi për të ngrënë”, ka thënë punëtori.

Që nga shtatori i vitit 2020, jahti 459 metra që mban emrin e një mbretëreshe legjendare persiane, është ankoruar në Marina di Carrara në Itali. Si pasojë, autoriteteve italiane tani u është kërkuar që ta kapin jahtin.

“The Sun” shkruan se ka një ekuipazh të veçantë evropian të lejuar në bord, vetëm kur Putin është larg.

“Është si një mini qytet”/ Çdo sipërfaqe“Është si një mini qytet”/ Çdo sipërfaqe“Është si një mini qytet”/ Çdo sipërfaqe“Është si një mini qytet”/ Çdo sipërfaqe“Është si një mini qytet”/ Çdo sipërfaqe“Është si një mini qytet”/ Çdo sipërfaqe“Është si një mini qytet”/ Çdo sipërfaqe“Është si një mini qytet”/ Çdo sipërfaqe“Është si një mini qytet”/ Çdo sipërfaqe“Është si një mini qytet”/ Çdo sipërfaqe“Është si një mini qytet”/ Çdo sipërfaqe“Është si një mini qytet”/ Çdo sipërfaqe“Është si një mini qytet”/ Çdo sipërfaqe“Është si një mini qytet”/ Çdo sipërfaqe

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar edhe njëherë lidhur…