Espanyoli përmbysi Sociedadin

11 mars 2018 | 14:01

Skuadra e Espanyolit e ka përmbysur Real Sociedad, pasi e mposhti sot me rezultat 2-1.

Ishte skuadra mysafire ajo që e mbylli në epërsi të një goli pjesën e parë (0-1), por në pjesën e dytë vendasit shënuan dy gola dhe iu gëzuan tri pikëve. Golat për Espanyolin i shënuan Leo Baptistao dhe Gerard Moreno, kurse për Sociedadin golin e vetëm e realizoi William Jose.

Shqiptari Adnan Januzaj luajti nga minuta e 67, por pa mundur të ndihmoi skuadrën e tij t’i shmanget humbjes.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, ka…