Estevao mungon në Botëror, Brazili pa një lojtar domethënës

12 maj 2026 | 11:02

Ylli i ri brazilian i Chelsea, Estevao Willian, ka pësuar një lëndim serioz në muskulin e pasëm të kofshës (hamstring), që pritet ta lë jashtë Kupës së Botës me Brazilin.

Sipas raportimeve nga mediat britanike dhe braziliane, Estevao pësoi një “ zgjatje të gradës së 4-të”, një nga dëmtimet më të rënda të mundshme në atë zonë, gjatë ndeshjes Chelsea -Manchester United në muajin prill.

Futbollisti u detyrua të largohej nga loja pas vetëm 16 minutash dhe më pas analizat konfirmuan këputje serioze të muskulit. 19-vjeçari brazilian po tenton rehabilitim konservativ në Brazil, duke shmangur operacionin, me shpresën se mund të rikthehet më shpejt, por shanset që ai të jetë gati për Botërorin konsiderohen shumë të vogla.

Kjo është një goditje e madhe për Brazilin dhe trajnerin Carlo Ancelotti, pasi Estevao shihej si një nga armët kryesore ofensivë të “Seleçaos” për Kupën e Botës 2026. Në sezonin e tij të parë me Chelsean, talenti brazilian kishte realizuar tetë gola dhe katër asistime në 36 paraqitje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës ka njoftuar  në pikëkalimin kufitar të Hanit…