Ndalohet autobusi i linjës Turqi – Prishtinë, kapen 27 fustane dhe dy vello të padeklaruara

12 maj 2026 | 10:58

Dogana e Kosovës ka njoftuar  në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit ka zbuluar mall të padeklaruar të fshehur brenda një autobusi.

Sipas njoftimit zyrtar, malli përbëhej nga 27 fustane solemn dhe dy fustane vello.

Dogana ka treguar se autobusi ishte i linjës Turqi-Prishtinë, me targa te huaja.

Mallrat janë ndaluar nga Dogana e Kosovës dhe po ndiqen procedurat e mëtejshme administrative dhe ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po hyjnë në një fazë të…