“ETC”-ja do të hapet edhe në Skenderaj, pritet të punësohen 70 persona

07 korrik 2020 | 17:16

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka nënshkruar kontratën me “Elkos Group” për ndërtimin e qendrës tregtare “ETC” në Skenderaj, për të cilën qendër kjo komunë ka dhënë pronën e saj në shfrytëzim për 15 vite.

Në emër të kësaj kontrate, “ETC” do t’i punësojë rreth 70 punëtorë me pagë mesatare 300-400 euro. Po ashtu “ETC”-ja do të ndërtojë edhe një pikë grumbulluese për produkte bujqësore, në mënyrë që bujqit e Skenderajt do të kenë treg të sigurt për produktet e tyre.

Me këtë rast, kryetari Jashari ka bërë me dije se në kuadër të kësaj kontrate, “ETC”-ja do të jetë mbështetëse e sportit në Skenderaj. “Sponsorizimi i sportit në komunën tonë do të jetë një nga obligimet tjera të operatorit ekonomik në kuadër të kësaj kontrate”, është shprehur Jashari.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
08.07.2020 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Peja 1.…