Etnik Mustafa, 55-shi i listës së LDK-së në Prishtinë, në garë për asamble

18 gusht 2025 | 15:54

Biznesmeni i njohur prishtinas, Etnik Mustafa, ka vendosur t’i hyjë botës së politikës dhe të angazhohet drejtpërdrejt në shërbim të qytetarëve. Ai do të jetë pjesë e listës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, duke garuar me numrin 55.

Lista e LDK-së në Prishtinë kryesohet nga kandidati për kryetar të kryeqytetit, Përparim Rama, ndërsa Mustafa synon të marrë besimin e votuesve për t’i përfaqësuar në asamblenë komunale të Prishtinës.

Me përvojë të gjatë në fushën e biznesit, Mustafa shprehet i vendosur që këtë përvojë ta shndërrojë në ide dhe projekte konkrete për zhvillimin e kryeqytetit. Ai thekson se prioritet i tij do të jetë rritja e cilësisë së jetës së qytetarëve, transparenca në vendimmarrje dhe përfshirja e të rinjve në proceset zhvillimore.

“Jam i bindur se Prishtina ka potencial të madh për t’u bërë një qytet modern, funksional dhe i gjelbër. Me besimin e qytetarëve, do të angazhohem që të sjell ndryshime pozitive dhe të punoj për interesin e përbashkët”, ka deklaruar Mustafa.

Numri 55 i listës së LDK-së fton të gjithë qytetarët e Prishtinës që më 12 tetor t’i japin mbështetjen e tyre për një përfaqësim dinjitoz në institucionet lokale.

Screenshot

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur me humbje aventura e re e skuadrës sonë…