EULEX-i i dhuron komunës së Mitrovicës një veturë dhe pajisje teknologjike

12 prill 2022 | 12:44

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur të martën në takim shefin e EULEX-it, Lars- Gunnar Wigemark.

Qëllimi i këtij takimi ishte dorëzim- pranimi i një veture dhe pajisje teknologjike donacion ky i ardhur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, për nevojat e Komunës së Mitrovicës.

Me këtë rast, kryetari i komunës, Bedri Hamza, ka falënderuar shefin e EULEX- it për vizitën dhe donacionin e ofruar të një veture dhe pajisje teknologjike, duke theksuar se komuna mirëpret bashkëpunimin e misionit në fusha të ndryshme qoftë në arsim, shëndetësi, digjitalizim apo të tjera.

Në fund të takimit kryetari Hamza dhe shefi i EULEX-it, Wigemark u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve edhe për projekte tjera të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se më 1 prill…