Eurodeputeti alarmon: Serbia e nxitur nga Rusia mund ta sulmojë Kosovën

31 korrik 2022 | 22:32

Riho Terras, eurodeputet, ka thënë se Serbia mund ta sulmojë Kosovën, duke u frymëzuar nga Rusia e Vladimir Putinit.

Ai tha se NATO-ja dhe Parlamenti Evropian duhet të qëndrojnë të fortë.

“Raportimet nga Kosova janë shumë shqetësuese. Përfaqësuesja e Putlers (bahskimi i emrave Putin dhe Hitler) Serbia po mëson nga vëllai i madh dhe mund ta sulmojë Kosovën. Ne duhet të qëndrojmë të fortë në NATO dhe Komitetin për punë të Jashtme në Parlamentin Europian”, ka shkruar Terras në Twitter.

Riho Terras është një politikan estonez dhe një ish-oficer ushtarak, i cili shërben si anëtar i Parlamentit Evropian që nga 1 shkurti 2020. Ai ishte komandant i Forcave të Mbrojtjes së Estonisë nga 2011 deri në 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është lëshuar sërish alarmi në veri të vendit. Në një…