Eurodeputeti austriak publikon foto nga takimi me Zemajn, shkruan shqip: Faleminderit

12 dhjetor 2020 | 17:36

Eurodeputeti nga Austria, Lukas Mandl ka vizituar ambasadën e Kosovës në Vjenë ku është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Mandl ka postuar një fotografi në llogarinë e vet në “Twitter” me ministrin Zemaj, ku ka treguar për bisedën që ka pasur me këtë të fundit.

Ai në përshkrimin e fotografisë ka shkruar edhe fjalën shqipe ‘Faleminderit’.

“Një shkmëbim i shkëlqyeshëm me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemajn në ambasadën e Kosovës në Austri. Faleminderit ambasadorit Lulzim Pllana për mbajtjen e bisedës tonë në kohë mbi luftën kundër pandemisë dhe shumë çështje të tjera shëndetësore. Faleminderit”, ka shkruar eurodeputeti Mandl.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar të…