Eurodeputeti gjerman për sanksionet e mundshme ndaj Kosovës: Çmenduri politike!

14 qershor 2023 | 13:54

Deputeti i Parlamentit Evropian (PE), Reinhard Butikofer e ka quajtur çmenduri politike mundësinë që komuniteti euroatlantik t’i vendosë sanksione Kosovës për shkak të qëndrimit në lidhje me situatën e tensionuar në veri.

Butikofer ka shkruar në “Twitter” se kjo do të ishte kundër vullnetit të Parlamentit Evropian.

“Kjo është një çmenduri e plotë politike! Dhe sigurisht që do të shkonte kundër vullnetit të Parlamentit Evropian, i cili demonstroi vendosmërinë e tij për të vazhduar punën me Kosovën duke pritur sot në Strasburg presidentin Osmani”.

“Shtetet anëtare duhet ta ndalojnë këtë!”, ka shkruar Butikofer, duke shpërndarë një artikull të “Euractiv”, platformës mediatike të specializuar në publikimin “online” të artikujve të fokusuar te politikbërja në Evropë me titullin “Kosova mund të përballet me sanksione të afërta perëndimore”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka bërë me dije se ka…