Vuçiqi bisedon me komandantin e KFOR-it: Pata një bisedë korrekte
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka bërë me dije se ka biseduar të mërkurën me komandantin e KFOR-it, Angel Mike Ristuccia.
Bisedën me komandantin e KFOR-it, Vuçiqi e ka përshkruar si “korrekte”.
Para kësaj bisede, në mediet serbe është raportuar se Vuçiqi është takuar me përfaqësuesit e shteteve të Quint-it, pra, ShBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
Përfaqësuesit e Quint-it i ka takuar të martën Kryeministri Albin Kurti. Pas atij takimi, ai i ka zbuluar një propozim të tijin pesëpikësh për shtensionimin e situatës në veri.
Pas kësaj, Bashkimi Evropian, ka vlerësuar se nuk ka ndonjë veprim të kryeministrit Kurti për ta shtensinuar situatën në veri, kësisoj paralajmëroi masa që do të ndërmerren ndaj Kosovës.
Ndërkombëtarët kërkojnë që Kosova të tërheqë njësitë speciale nga veriu dhe të largojë kryetarët e zgjedhur shqiptarë, të futur me forcë në objektet komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.



