Eurodeputeti: Liberalizimi i vizave për Kosovën është çështje urgjente

25 nëntor 2021 | 10:58

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka bërë me dije se liberalizimi i vizave për Kosovën është çështje e i rëndësishme dhe urgjente.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se në programin e koalicionit qeverisës në Gjermani në mënyrë eksplicite përmende kjo çështje.

“Në programin e qeverisë në Gjermani në mënyrë eksplicite përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën. Kjo është urgjente dhe e rëndësishme. Kriteret janë përmbushur për një kohë të gjatë, Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë rënë dakord prej kohësh”, ka shkruar Mandl.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rikthehet në fushën e lojës Ligës së Evropës pas mbylljes…