Eurodeputeti Mandl: Asociacioni si Tiroli Jugor, pa organ legjislativ

29 mars 2023 | 17:29

Anëtari i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, ka treguar pritshmëritë e tij se çfarë pret pas arritjes së marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë në Ohër.

Anëtari i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, ka treguar pritshmëritë e tij se çfarë pret pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, nëse ajo ndodh.

Ai, në një intervistë për “Klan Kosovën” ka deklaruar se beson që pala kosovare do ta zbatojë planin evropian për dialogun që është propozuar së fundi.

Sipas tij, nëse Asociacioni i komunave me shumicë serbe përshkruhet si vetëmenaxhim, duhet të merret për shembull një strukturë e ngjashme me Tirolin e Jugut.

“Rezultati duhet të jetë një strukturë e ngjashme me Tirolin Jugor. Sigurisht që komunat veriore të Kosovës nuk do të kenë një organ legjislativ të izoluar. Kjo do të shkaktonte rrëmujë. Por një vetëmenaxhim do të ishte në rregull, si në Tirolin Jugor. Duhet të mendojmë për njerëzit e rregullt që meritojnë një jetë të denjë”, ka thënë ai.

Mandl ka folur edhe për mosnënshkrimin e aneksit të planit për zbatim të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për eurodeputeti ka theksuar se “do të jetë një lehtësim për popullin serb kur liderët e tij vendosin të sillen me përgjegjësi dhe të nënshkruajnë”.

Pozitën dhe opozitën në Kosovë i këshilluar që të bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën në punën që duhet bërë për Marrëveshjen e Ohrit.

Pos dialogut, eurodeputeti tha se për kosovarët është i vonuar liberalizimi i vizave, duke shtuar se nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të jetë në fuqi udhëtimi pa viza.

“Udhëheqja serbe ka vendosur të demonstrojë një qasje me gjysmë zemre duke mos nënshkruar dhe ka lënë një derë të fshehtë për të lënë sërish logjikën e lirisë dhe paqes, të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Do të jetë një lehtësim për popullin serb kur liderët e tij vendosin të sillen me përgjegjësi dhe të nënshkruajnë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku ka shkuar në një spital të Romës të…