
Papa Françesku shkon në spital
29 mars
17:21
Papa Françesku ka shkuar në një spital të Romës të mërkurën për disa teste të planifikuara, ka thënë Vatikani.
Vatikani nuk ka dhënë detaje vetëm se vizita e papës në spitalin “Gemelli” ishte “e planifikuar më herët”.
Papa 86-vjeçar ka kaluar 10 ditë në spital edhe në korrik 2021 pas një operacioni në zorrën e trashë, raportoi “AP”.
Pak pas operacionit ai ka thënë se ishte shëruar plotësisht dhe mund të hante në mënyrë normale, por në janar ai tha se iu ishte rikthyer divertikuloza.