Eurodeputetja Cramon i reagon ambasadorit amerikan Kosnett

25 mars 2020 | 09:46

Raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, ka shkruar rreth situatës politike në Kosovë, duke i reaguar edhe ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, pas deklaratës së tij të mbrëmshme se është i kënaqur për mbajtjen e seancës për mocionin.

Eurodeputetja gjermane pyet se si ambasadori Kosnett mund të jetë i kënaqur me rënien e një qeverie funksionale në kohë pandemie.

Viola von Cramon-Taubadel shprehet se i vjen keq për qytetarët e Kosovës, duke thënë se nuk e meritojnë këtë. “Një autogol i ShBA-së në Kosovë me një dimension historik… Ju ambasador, si mund të jeni i kënaqur ta shihni rënien e një qeverie funksionale gjatë pandemisë me koronavirusin? E pabesueshme. E papërgjegjshme. Ndihem shumë keq për qytetarët e Kosovës. Ata s’e meritojnë këtë”, ka shkruar ajo në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës edhe në këtë kohë të pandemisë ka…