Dogana: Është rritur shumë importi i miellit dhe grurit

25 mars 2020 | 09:40

Dogana e Kosovës edhe në këtë kohë të pandemisë ka vazhduar veprimtarinë për zhdoganimin e mallrave.

Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës, tha bërë me dije se dogana ushtron aktivitetet të njëjtë si më parë. “Në këtë kohë kemi përshpejtuar aktivitetet, është rritur kujdesi e kontakte të kemi sa më pak” ,tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai ka siguruar se ka import të mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë për stoqe dhe për panik.

“Është rritur shumë importi i miellit dhe grurit” ,tha ai.

Stavileci bëri me dije se ka import të vazhdueshëm të artikujve strategjikë dhe për këtë nuk duhet të ketë shqetësim.

Ai tha se deri dje të hyrat janë pothuajse të njëjta me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Deri dje kemi 219 milionë euro të hyra, pra kemi rritje prej 5 % më shumë në krahasim me vitin e kaluar”, bëri me dije ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) aktualisht ka rreth 500…