Eva Murati është “single”, partneri i saj i ardhshëm duhet të jetë i kësaj shenje horoskopi

27 qershor 2021 | 13:22

Moderatorja e njohur e sportit, Eva Murati, ka arritur që të fitojë zemrat e publikut shqiptar dhe atij të huaj. Tashmë ajo është e njohur në Turqi, Itali dhe Greqi.

Eva është mjaft e komentuar në mediat rozë shqiptare dhe ato të huaja. Këto të fundit i kanë dedikuar shpesh artikuj të veçantë, duke e vlerësuar moderatoren jo vetëm për bukurinë, por edhe shkathtësinë dhe elokuencën e saj.

Por së fundmi, Murati simpatike na tregoi se është ‘single’ nëpërmjet publikimit të një historie rrjetesh sociale.

“Kam një shoqe beqare shumë të këndshme, por pa fat në dashuri. Ju lutem kërkojmë ndihmën tuaj duke qenë se jeni faqe me shumë ndjekës. Ajo ka një kusht të veçantë: kërkon të lidhet vetëm me një shigjetar. Ps: vajza është 24-vjeç”, thuhej në postimin që zgjodhi të publikonte ajo.

Siç duket Eva ka zgjedhur pikërisht këtë për të dhënë dhe ajo më shumë detaje përsa i përket shijeve të saj personale.

“I them shoqeve të mia të mos bëjnë më publike çfarë diskutoj në privatësi. I dua shigjetarët”.

“Ajo ka një kusht të veçantë”/ Eva Murati

“Ajo ka një kusht të veçantë”/ Eva Murati

“Ajo ka një kusht të veçantë”/ Eva Murati

“Ajo ka një kusht të veçantë”/ Eva Murati

“Ajo ka një kusht të veçantë”/ Eva Murati

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se në…