Evakuohen një milion qytetar për shkak të uraganit Florence

10 shtator 2018 | 23:07

Guvernatori i Karolinës së Jugut urdhëroi një milion persona që jetojnë në vijën bregdetare të këtij shteti në juglindje të SHBA-së, që të evakuohen, me afrimin e uraganit Florence.

“Ky është një uragan shumë i rrezikshëm. Nuk duam që asnjë jetë të rrezikohet”, theksoi ai në një deklaratë për shtyp. Evakuimet do të fillojnë të martën për sa i përket rezidentëve që ndodhen në një vijë bregdetare prej 320 kilometrash të gjatë”, njoftoi Henry McMaster.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari rus, Dmitry Nizovtsev është arrestuar gjatë raportimit direkt nga…