
Evertoni kundërshton Superligën Evropiane
20 prill 2021
| 14:29
Skuadra e Evertonit ka lëshuar një komunikatë zyrtare duke konfirmuar se janë kundër Superligës Evropiane.
Në komunikatën e Evertonit shkruan se është zhgënjyese vendimi i gjashtë klubeve që nuk e kanë respektuar tabelën e Premierligës për interesa të tyre.
Ndërkohë, UEFA dhe FIFA mbesin kundër Superligës Evropiane dhe i kanë “kërcënuar” klubet e përfshira se do t’i përjashtojnë nga të gjitha garat dhe që lojtarët nuk do lejohen t’i përfaqësojnë Kombëtaret e tyre.
Statement From The Board.
— Everton (@Everton) April 20, 2021