Komuna e Prizrenit fillon të mbështet bizneset në fushën e gastronomisë

20 prill 2021 | 14:28

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se nga fillimi i mandatit është fokusuar në zhvillimin ekonomik të qytetit, ku brenda tri viteve ka mbështetur 81 biznese dhe ka realizuar shumë projekte me donatorë të ndryshëm në këtë fushë.

“Një prej tyre është edhe projekti ‘Stabilizimi i mëtejmë i komuniteteve pakicë dhe shumicë në Kosovë përmes mbështetjes së shtuar socio-ekonomike’, ku në fazën e parë të këtij projekti kemi dhënë mbështetje për pesë biznese në fushën e gastronomisë, zdrukthëtarisë dhe teknologjisë, ndërkaq tani me fazën e dytë synohet zhvillimi i komunitetit dhe rritja e kapaciteteve të punësimit në këto biznese”, ka thënë ai.

Haskuka të martën së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz dhe përfaqësuesit e Socio-Projektit, ka bërë shpërndarjen e pajisjeve për bizneset përfituese, ku një nga ato ishte edhe Bedrije Baxhaku-Berisha, e cila tanimë ka hapur biznesin e saj në fushën e gastronomisë, që e kishte ëndërruar për një kohë të gjatë.

“Jam i lumtur që në këtë periudhë të vështirë të pandemisë po i ndihmojmë sadopak bizneset, andaj falënderoj Engagement Global (që në emër të BMZ ka financuar këtë iniciativë), Fondacionin PREDA Plus Kosova, WEntrepreneur Kosovë dhe Arbeiter Samariter Bund që na kanë mbështetur për realizimin e këtij projekti”, ka deklaruar kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka dëbuar dy diplomatë bullgarë si shenjë hakmarrjeje ndaj…