Evertoni planifikon rikthimin e Stonesit

06 korrik 2020 | 10:53

Drejtuesit e Evertonit po mendojnë seriozisht rikthimin në skuadër të mbrojtësit anglez John Stones, i cili tani ka përfunduar jashtë planeve të trajnerit Pep Guardiola.

Futbollisti 26-vjeçar është zgjedhja e fundit në hierarki për trajnerin spanjoll, i cili shpesh ka kthyer në mbrojtje mesfushorin Fernandinho, duke mbajtur në bankinë anglezin dhe ka dhënë miratimin për shitjen e tij në fund të sezonit.

Pasi kanë marrë miratimin e Carlo Ancelottit, drejtuesit e Evertonit kanë nisur negociatat me “citizens”, ndërsa marrëveshja për rikthimin e Stones në Liverpool mund të mbyllet për më pak se 20 milionë paundë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“10 vende përrallore për të cilat s’keni dëgjuar kurrë, në…