Evgjeni Thaçi viziton liderët e UÇK-së në Hagë: Ju bëjnë të fala të gjithëve!

20 maj 2023 | 16:31

Evgjeni Thaçi, anëtare e Kryesisë së PDK-së, mbesa e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka vizituar sot në Hagë liderët e UÇK-së.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se gjithë kjo sakrificë e tyre do të përfundojë me triumf të drejtësisë për ta dhe Kosovën.

“Bashkë me Lulin kaluam disa orë me Hashimin, Kadriun, Rexhepin, Calin dhe Nasimin. Me qendrimin e tyre optimist na motivuan dhe na dhanë edhe më shumë shpresë që e gjithë kjo sakrificë do të përfundojë me triumf të drejtësisë për ta dhe Kosovën. Ju bëjnë të fala të gjithëve!”, ka shkruar Evgjeni Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, përmes një postimi…