
Evolimi i lëvizjes së protestave studentore në Serbi, nëntor 2024 – 14 gusht 2025 dhe epilogu final
Shkruan: Ibrahim Gashi
Nëse provojmë të përshkruajmë trajektoren e evoluimit te lëvizjes studentore në Serbi në periudhen nentor 2024-gusht 2025 duhet të fillojmë nga aksidenti tragjik që u bë kauzë e kësaj levizje. Secili përshkrim që i bëhët shkakut të afërm të ciklit aktual të protestave studentore gadi njëvjeqare në Serbi ka të bëjë me tragjedinë e rëndë kur me 1 nëntor 2024, çatia prej betoni e rinovuar rishtazi në stacionin kryesor hekurudhor të qytetit Novi Sad u shemb mbi trotuar. Pesëmbëdhjetë persona humbën jetën në vend, ndërsa viktima e gjashtëmbëdhjetë ndërroi jetë disa muaj më vonë për shkak të plagëve të marra. Për shumë qytetarë serbë, e sidomos për studentët, ky incident u bë simbol i pakënaqësive të akumuluara prej vitesh: nepotizmit politik, mungesës së transparencës në prokurimin publik dhe kulturës së pandëshkueshmërisë. Për një përiudhë të shpejtë kohorë për shkak të pakënaqësisë së akumuluar ky disponim antiestablishment u shndërrua shpejt në organizim qytetar.
Pa ndonjë bashkim formal, me slloganin “Studentët në bllokadë”, studentët, pjesa më vitale e çdo shoqërie, i dhanë protestës simboliken e saj si betejë për “llogaridhënie jetike” dhe jo si “politikë e zakonshme”. Fillimisht forma e veprimit kufizohej në teknika tradicionale të aktivizmit universitar: plenume, ligjerime publike, okupime hapësirash, të kombinuara me veprime të decentralizuara dhe të lëvizshme për t’iu shmangur reagimeve të parashikueshme të policisë. Më pas gjatë muajve janar–shkurt 2025 u vazhdua me bllokime strategjike të transportit, përfshirë një bllokadë 24-orëshe të një ure mbi Danub në Novi Sad, si shenjë vendosmërie dhe mjet për të tërhequr vëmendjen e opinionit të brendshem.
Në muajt e parë të vitit 2025 ajo që nisi si një akt zie në Novi Sad u shndërrua në një lëvizje kombëtare kundër korrupsionit. Mesazhi ishte i disiplinuar. Studentët e lidhën shembjen e çatisë me një narrativë më të gjerë: kapjen e institucioneve, rreziqet e ndërtimeve me lidhje politike dhe efektin frikësues ndaj universiteteve dhe shoqërisë civile. Kjo është përiudha kur levizja po masovizohej, maturohej dhe po vepronte në mënyrë shumë të koordinuar mes grupeve studentore që më parë vepronin të fragmentuara. Studentët tashmë po e qartësonin cakun dhe po i sofistikonin veprimet e tyre, përmes okupimt të sallave të leksionesh, bojkot të orëve nga pedagogët. Qellimi në vijim ishte masovizimi i levizjes edhe përtej rretheve të studentëve për ti dhenë levizjës karakter gjithëpopullor. Organizatorët e paraqiten sigurinë publike si çështje të sundimit të ligjit, kontroll të prokurimeve, pavarësi të prokurorisë dhe media të hapura, duke e bërë më të lehtë për qytetarët jo-studentë qe t’i bashkoheshin asaj pa dallim.
Shpërfillja fillestare dhe injorimi nga ana e pushtetit nuk zgjati shumë. Ky i fundit e parandjeu rrezikun që përbënte kjo levizje ndaj dhe në fundin e pranverës dhe fillimin e verës 2025 pushteti filloi të rikonfiguroj veprimet e tij për ta neutralizuar, ç’orientuar dhe manipuluar këtë levizje. Raportimet flisnin për arrestime masive në bllokadat rrotulluese dhe për praninë e shtuar policore pranë universiteteve. Më 4–5 gusht 2025, raportues të posaçëm të OKB-së u bënë thirrje autoriteteve serbe të ndalonin “shtypjen në rritje” ndaj protestave studentore dhe akademike, duke paralajmëruar për një “përpjekje sistematike për të heshtur zërat kritikë” dhe duke kërkuar dialog me universitetet. Këto deklarata e ngritën çështjen nga një konflikt i brendshëm në një problem të sundimit të ligjit me jehonë ndërkombëtare, duke vendosur në qendër të vëmendjes edhe praktikat policore.
Narrativa e pushtetit, e sforcuar edhe nga mediume proqeveritare, propagonte se bëhët fjalë për, siç pretendohej, mobilizim të manipuluar ose të dhunshëm, duke premtuar rikthimin e rendit dhe duke akuzuar organizatorët për motive politike. Raportimet e pavarura përshkruanin një lojë të vazhdueshme “mace e miu”: studentët shpallnin një tubim, policia pozicionohej paraprakisht, dhe protestuesit zhvendoseshin në një urë apo kryqëzim tjetër për të ruajtur presionin duke shmangur arrestimet masive.
Natyrisht konfrontimi nuk mund të shmangej pafundësisht në një kohë kur studentët nuk po jepnin shenja të lodhjës apo të dorzimit. Tensionet dhe përplasjet e hapura do të fillojnë në javën e dytë të gushtit, për të kulmuar midis 12 dhe 14 gushtit. Gjandarmëria, njësite elite policore, policia ushtarake, Grupi i njësive speciale Cobra dhe mbështetës të qeverisë, përfshirë edhe vllaun dhe djalin e presidentit Vuçiq dolën në rrugët e Beogradit në mbrojtje të regjimit. Më 14 gusht, përplasja arriti kulmin. Në Novi Sad, qendra simbolike e lëvizjes, protestuesit sulmuan dhe më pas shkatërruan zyrat e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet. Në Beograd, skenat përfshinin gaz lotsjellës, fishekzjarre dhe mjete të forta, me raporte për të plagosur mes policisë dhe civilëve dhe dhjetëra arrestime. Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç, deklaroi se protestat ishin zhvilluar në mbi 80–90 vende gjatë valës së fundit dhe paralajmëroi masa të mëtejshme ligjore. Presidenti Aleksandar Vuçiç akuzoi ndërhyrjet të huaja dhe premtoi shtypje të protestave; studentët dhe opozita akuzuan autoritetet për mbrojtje të provokatorëve të afërt me pushtetin.
Pavaresisht se policia arriti te rimarr nen kontroll zonat e nxehta, turma vazhdonte te levizte ne arteriet kryesore te qytetit. Studentet po perdornin me sukses mjetet digjitale të orientimit përmes platformave Telegram/Signal, duke ndarë informacione për protestuesit në kohë reale për vendin e tubimit, duke shmangur bllokimet statike të policisë.
Nëse analizojmë atë që ka ndodhur dhe si ndodhur në levizjen e protestave studentore në Serbi gjatë pothuaj një viti e deri në natën e mbremshme mund të ngrisim disa hipoteza se cili mundet më qene epilogu logjik i kësaj levizje.
Në planin afatshkurtër mund të vazhdoj përshkallëzimi, bllokada, ndasia politike dhe dhuna. Pritet që demonstratat të vazhdojnë dhe qeveria nuk do të leviz nga pozicioni i saj, duke vazhduar me dhunë, me arrestime dhe gjyqe. Ende nuk ka ansnë prononcim për zgjedhje të parakohëshme, çka lenë më kuptu se qeveria nuk deshiron të lëshoj pe, ndaj dhe sipas çdo logjike do të këmi vazhdim të paqendrueshmerisë politike dhe të sigurisë në Serbi. Në këtë fazë pritet edhe rritja e presionit ndërkombëtar mbi Serbinë. Kjo sigurisht nuk do ta zgjidh krizën por ma shumë do ta kondicionoj atë, duke inkurajuar protestuesit të mos dorzohen.
Në planin afatmesem, mund të kemi reforma simbolike të shoqëruar më politikë repressive. Duke njohur kompromitimin e levizjeve të protestive në Serbi që nga periudha të hershme do të behën presione që levizja të fragmentarizohet dhe dobësohet përmes agjendave nacionaliste të grupeve joformale që mund të jenë marioneta të maskuara të pushtetit. Nese ne protestë degjohen thirrjet “ shiptari” dhe “ustashi” nga palet kundërshtare drejtuar njera tjetrës kjo mund të lexohet si një ogur që protesta mund të rreshqas drejtë pashpresës dhe deshtimit. Sentimenti i fort nacionalist dhe shovenist i ngulitur thellë në të mënduarit politik modern në Serbi mund të jetë edhe mbytësi kryesor i frymes reformiste dhe transformuese të shtetit serb drejt një demokracie perendimore.
Në planin afatgjatë është shumë e vështirë që të ngrihet një hipotezë se si do të evoloi situate në Serbi. Levizja studentore në se do të ruaj vitalitetin dhe konsistencen e saj mund ta transformoj strukturen politike të Serbisë, sigurisht me një dinamikë jo të dëshiruar, por që do të marr kohën e saj.
Si përfundim historia e levizjeve politike në Serbi ka një specifikë mbase shumë unike krahasuar me levizjet e tilla në vendet fqinje të saj. Levizjet politike në Serbi historikisht kanë sjellur transformime stukturore dhe të pushtetit sa herë që kanë qënë të organizuara “nga lartë”, pra në të cilat kanë qënë të involvuar krerë të sherbimit sekret apo të kishes serbe. Mjafton të kujtojmë levizjen (grushtetin) kunder Aleksander Obrenoviqit (majski prevrat) me 1903, ku ishte i perfshirë kreu i ushtrise dhe i “Dorës së Zezë. Poashtu edhe levizja e tubimeve masive të njohura si “mitinzi istine” (mitingjet e së vertëtës) të cilat i organizoi me sukses klasa politike në ardhje në krye të Serbisë më S. Millosheviqin. Nisur nga kjo premisë suksesi i levizës aktuale të protestave në Serbi mbetët vështirë i parashikuar.