Evropa pritet të miratojë sot vaksinën kundër Covid-19

21 dhjetor 2020 | 08:41

Rregullatori i Bashkimit Evropian për sa iu përket ilaçeve pritet të vendosë sot nëse do ta autorizojë vaksinën e koronavirusit, “Pfizer-BioNTech”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Agjencia Evropiane e Barnave me bazë në Amsterdam e afroi datën, pas presionit nga Gjermania dhe shtetet e tjera të BE-së për të përshpejtuar procesin.

Kërkesa për veprim u rrit derisa Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratuan këtë vaksinë dhe kanë filluar tashmë me vaksinimet.

Bashkimi Evropian do të mund të fillojë me vaksinimet kundër koronavirusit nga 27 dhjetori.

Rregullatori tha se kishte punuar gjatë gjithë kohës për të përshpejtuar gjërat, por duhej të sigurohej që vaksina “Pfizer-BioNTech” ishte e sigurt dhe efektive, në mënyrë që të shmangte çdo dyshim që mund të ndikonte gjatë marrjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndryshimet drastike në jetë si pasojë e Covid-19, tek shumë…