Ezani thirret 10 minuta para kohe, shkarkohet hoxha

04 maj 2021 | 14:11

Një ngatërresë në sistemin e xhamisë ua ka prishur agjërimin banorëve të lagjes “Çekmekoj” në Stamboll.

Nga objekti i kultit ftesa për namaz e akshamit është dëgjuar 10 minuta para se të mbyllej agjërimi. Sapo kanë dëgjuar thirrjen e hoxhës, qytetarët ka bërë iftar.

Pas 2 minutash, nga minaret kanë dëgjuar një tjetër thirrje që u kërkonte të mos e përfundonin agjërimin pasi kishte ndodhur një problem teknik në sistemin e regjisë.

Kjo situatë i ka habitur njerëzit të cilët duhet ta shlyejnë prishjen e agjërimit pas përfundimit të muajit të shenjtë. Ky gabim i ka kushtuar me vendin e punës hoxhës së xhamisë në “Çekmekoj”.

Kjo nuk është hera e parë që në Turqi ngatërrohet ora e ezanit. Edhe vitin e kaluar diçka e tillë ndodhi disa herë brenda muajit të ramazanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, ka thënë se…