Fabrika e shpuzës dhe dyshekëve “Comodita”, pjesë e panairin ndërkombëtar të mobiljeve në Gjermani

18 janar 2019 | 11:35

Fabrika e shpuzës dhe dyshekëve “Comodita” po merr pjesë si ekspozuese në panairin më të njohur në botë, IMM Cologne në Gjermani duke qenë konkurrente me shumë brende të njohura botërore.

IMM Cologne është ngjarja më e rëndësishme në tregun e mobiljeve në botë ku prezantohen mobiljet e reja dhe tendencat e interierit, dhe vizitorët kanë mundësinë të shohin më shumë inovacione të gatshme për treg.

Prodhuesi kosovar “Comodita” merr pjesë në panairin IMM Cologne 2019, me një sipërfaqe prej 147 m 2, ku ekspozon një shumëllojshmëri të prodhimeve të saj si shpuzë, lloje të ndryshme të dyshekëve, jastëkgjumi ergonomik dhe anatomik, mbishtresa dysheku, dyshek pikniku, si dhe jastëk mbështetës e dekorues.

“Comodita” e konsideron këtë panair si një platformë të shkëlqyeshme për të lansuar produktet e saj dhe mundësi për vizitorët ndërkombëtar që të shohin produktet dhe koleksionet më të reja.

Gjithashtu, pjesa kryesore do të jetë prezantimi i tre dyshekëve të rinjë, të dizajnuar dhe prodhuar me teknologji inovative nga “Comodita” për t’u ofruar klientëve të saj eksperiencë të veçantë të gjumit.

Ky panair paraqet mundësi unike për krjimin e kontakteve dhe rritjen e potencialit të tregut. Gjatë këtyre ditëve të panairit “Comodita” ka pasur shumë vizita interesante nga përfaqësues të kompanive të njohura dhe takime ku është biseduar për mundësi të zgjerimit të tregut.

“Jemi tejet të kënaqur me mbarëvajtjen e pjesëmarrjes në panair dhe po marrim vlerësime të larta për cilësinë e produkteve. Interesimi i kompanive nga vende të ndryshme, për bashkëpunim, është i jashtëzakonshëm”, ka thënë menaxherja e marketingut në “Comodita”, Albana Gazija-Qaushi.

Ndër të tjera, përfaqësues të “Comodita” njoftojnë se po presin konkretizimin e kontratave me disa kompani prestigjioze.

Ditët në të cilat panairi është i hapur për publikun e gjerë u japin ekspozuesve mundësi të mjaftueshme për të bërë analiza të produkteve dhe të tregut, si dhe u mundësojnë konsumatorëve të mbledhin informacione dhe ide për blerjet e ardhshme. Panairi është i hapur për vizitorët nga data 14 janar deri më 20 janar.

Në panairin IMM Cologne, po marrin pjesë 1 300 ekspozues nga vende të ndryshme të botës dhe pritet të vizitohet nga rreth 125,000 vizitorë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dje ka vizituar Serbinë ku…