Veseli: Rusia po shkon drejt njohjes së Kosovës

18 janar 2019 | 11:28

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dje ka vizituar Serbinë ku edhe është takuar me presidentin Aleksandër Vuçiq.

Vuçiqi gjatë konferencës së përbashkët me Putini ka folur për dialogun me Kosovën ku edhe ka deklaruar se “pa Rusinë nuk do të ketë asnjë zgjidhje me Kosovën”.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, duke komentuar këtë vizitë ka thënë se Rusia është afër njohjes së Kosovës.

“Ne jemi me Amerikën, me perëndimorët. Fqinji jonë në pjesën veriore po pretendon të jetë mire me partnerët tanë por po i hap dyert Rusisë”.

“Në vizitën e Vladimir Putinit në Serbi, pas takimit me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, janë të njëjtat mesazhe që i janë thënë edhe presidentit tonë, të cilat janë thënë edhe në Serbi”.

“Rusia është duke shkuar drejt njohjes së Republikës së Kosovës”, ka thënë Veseli pas mbledhjes së Kryesisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një numër i konsiderueshëm i specialistëve të stomatologjisë janë duke…