Kurti: Bashkëpunimin e mirë me Holandën synojmë ta zgjerojmë edhe në fushën e energjisë së ripërtëritshme

26 tetor 2026 | 16:44

Kryeministri Albin Kuri ka thënë se bashkëpunimin e mirë me Mbretërinë e Holandës synojmë ta zgjerojmë edhe në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe atë të bujqësisë, teksa ka thënë se janë duke punuar që sa më parë të përmbyllin negocimin dhe ta nënshkruajnë e më pas ratifikojnë, marrëveshjen për transportin ndërkombëtar të pasagjerëve dhe mallrave. Kështu ka thënë Kurti në takimin e parë me ambasadoren e re të Holandës, Astrid de Vries, të cilës i ka uruar mirëseardhje në Republikën tonë.

“Biseduam për konsultimet politike ndërmjet Holandës, Belgjikës, Luksemburgut dhe Kosovës, me qëllim rritjen e bashkërendimit strategjik. Sikurse për prioritetet e Qeverisë në mandatin e ri, nga hekurudhat e digat, te reformat në administratë publike, në arsim e në drejtësi”.

“Republika e Kosovës e çmon mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Holandës dhe e vlerëson thelbësor rolin e saj në raport me statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe proceset tjera integruese euro-atlantike. Jemi falënderues për kontributin e Holandës në trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së dhe jemi të gatshëm të avancojmë ndërveprimin në fushën e mbrojtjes”, ka thënë Kurti pas takimit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka uruar Shaip Kamberin dhe…