Fabrizi: Qeveria e re në Kosovë e kupton se dialogu duhet të ripërtërihet

05 qershor 2020 | 15:22

Pozicioni aktual “status quo” nuk është në favor as të Beogradit, as të Prishtinës. Kështu citohet nga “B92” të ketë thënë shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi.

Ai ka shtuar se në BE ekziston bindja se qeveria e re e Kosovës e kupton nevojën për përtëritjen e dialogut, ndërsa Beogradi tregon “përkushtim të fuqishëm” për vazhdimin e dialogut, transmeton koha.

Fabrizi ka thënë se Lajçaku është “shumë aktiv” në bisedimet me Beogradin e Prishtinën dhe se e ka ndërmend t’i vizitojë ato, gjë që deri tash nuk ishte e mundur për shkak të rrethanave ekzistuese.

“T’ua bëjmë të mundur që negociatorët ta bëjnë punën e vet”, është shprehur ai.

Ka shtuar se BE mbetet e përcaktuar të mos imponojë zgjidhje për çështjen e Kosovës, kurse është punë e Beogradit dhe e Prishtinës që të arrijnë marrëveshje, që do të ishte e pranueshme dhe në përputhje me “ligjet e tyre të brendshme” si dhe me të drejtën evropiane e ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), që drejtohet nga Ali Ahmeti…