Fabrizio Romano: Jose Mourinho rikthehet te Real Madridi
18 maj 2026
| 11:15
Trajneri portugez Jose Mourinho është shumë pranë rikthimit te Real Madridi.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, është arritur marreveshje për të gjitha kushtet mes Mourinhos dhe klubit spanjoll, ndërsa tashmë pritet vetëm nënshkrimi i dokumenteve zyrtare.
Raportohet se palët kanë rënë dakord për një kontratë fillestare dyvjeçare, me Mourinhon që pritet të udhëtojë drejt Madridit pas ndeshjes mes Real Madridit dhe Athletic Bilbaos.
Rikthimi i “The Special One” te gjiganti spanjoll po konsiderohet si një nga lëvizjet më të bujshme të verës në futbollin europian.
Mourinho më parë kishte drejtuar Real Madridin nga viti 2010 deri në vitin 2013, periudhë gjatë së cilës fitoi La Liga-n, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.



