“Facebook” i hyn rrugës së modës

29 shtator 2019 | 21:51

Pas “Amazonës” edhe “Facebook”-u, do t’i hyjë rrugës së modës.

Gjiganti i medias sociale do të prezantojë se shpejti “Fashion++”, një lloj stilisti virtual që i jep këshilla për veshjen përdoruesve. Sistemi propozon modifikime falë një sistemi të inteligjencës artificiale, që njeh veshjet dhe jep sugjerime se çfarë duhet ndryshuar apo shtuar.

“Mund edhe të rekomandojë mënyra për të rregulluar një veshje, si të veshësh këmishën apo të përveshësh mëngët”, ka shpjeguar “Facebook”, në sajtin e tij dedikuar kërkimeve. Pra, do të jetë një sistem më i avancuar në krahasim me zgjidhjet aktuale, që kufizohen tek sugjerimi i një veshjeje. Kërkimi, që sidoqoftë është në fazë zhvillimi, duhet të prezantohet nga platforma në konferencën ndërkombëtare që do të mbahet në Seul, nga 27 tetori.

Edhe “Amazon” i ka sytë nga moda. Në qershor, ajo prezantoi “StyleSnap”, një lloj shazami për veshjet që është në gjendje të këshillojë çfarë duhet blerë, duke u mbështetur tek fotot. Edhe ky sistem bazohet tek inteligjenca artificiale./TCh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Rahoveci e ka mundur KB Sigal Prishtinën 74:61 (19:16,…