“Facebook” krijon platformën “Shops”

20 maj 2020 | 15:08

“Facebook” po përshpejton zhvillimin e aspektit tregtar të platformave të tij, duke plotësuar nevojën e bizneseve të vogla për të kërkuar konsumatorë atje ku janë, në internet.

Rrjeti social popullor ka krijuar platformën e quajtur “Dyqanet në Facebook”, i cili u mundëson firmave të krijojnë një vitrinë të personalizuar dhe tërheqëse, të nxjerrin në pah produktet dhe historinë e tyre, si edhe të lehtësojnë shitjet.

“Bizneseve do t’ju duhet vetëm të krijojnë një “dyqan”, të njëjtë për në “Facebook” dhe “Instagram” dhe më vonë për në “Messenger” dhe “WhatsApp”.

Ky produkt i ri do të vihet gradualisht në dispozicion gjatë dy muajve të ardhshëm për 160 milionë ose më shumë kompani, që përdorin tashmë ekosistemin e rrjetit social./Express/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla,…