‘Facebook’-u fshin mijëra llogari nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Rusia dhe Irani

26 mars 2019 | 17:13

Kompania “Facebook” ka njoftuar se ka fshirë llogari nga Rusia, Irani, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, për shkak të “sjelljes së koordinuar joautentike”.

Një total prej 2.632 llogari janë fshirë nga platformat e “Facebook”-ut dhe “Instagram”-it, ka njoftuar “Facebook”-u.

Sipas këtij njoftimi, 1907 faqe, grupe dhe llogari kanë qenë të lidhura me Rusinë, përderisa 513 me Iranin.

Ndërsa, 212 llogari kanë qenë me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Llogaritë e lidhura me Rusinë në masë të madhe janë fshirë për shkak të veprimtarive të dyshimta.

Një numër i vogël i tyre përmes sjelljes së koordinuar autentike kanë publikuar përmbajtje të ndërlidhura me “lajmet dhe politikën në Ukrainë, përfshirë konfliktin në Ukrainën lindore, situatën në Krime, korrupsionin etj”.

Njoftimi ka ardhur në prag të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë më 31 mars.

Në muajt e fundit “Facebook”-u ka njoftuar rezultatet e spastrimeve të tilla të llogarive, si dhe ka rritur aktivitetet për të demonstruar angazhimin në parandalimin e ndërhyrjes në ngjarje të tilla siç janë zgjedhjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka pritur sot në takim…