“Facebook”-u gjobitet 52 milionë dollarë

13 maj 2020 | 08:57

Zyrtarët e rrjetit social “Facebook” janë pajtuar që t’i paguajnë 52 milionë dollarë në një rast gjyqësor, ku kompania akuzohej se ka dështuar t’i mbrojë punëtorët që kishin për detyrë t’i kontrollonin materialet dhe pamjet e ndjeshme, të cilëve u është prekur shëndeti mendor nga puna që kanë bërë.

Si pjesë e marrëveshjes me gjykatën, administratorët e përmbajtjeve të ndjeshme do të marrin së paku nga një mijë dollarë secili me mundësinë për kompensim shtesë, nëse ata janë diagnostikuar me ndonjë çrregullim të shëndetit mendor, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

Administratorët e përmbajtjeve në “Facebook”, të cilët në përgjithësi kontraktohen nga kompani që janë palë të treta, janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj materialeve të ndjeshme, përfshirë abuzimin seksual të fëmijëve, ekzekutimin e njerëzve përmes heqjes së kokës, akteve terroriste, dhunës mizore ndaj kafshëve, tha Steve Williams, avokat i paditësve.

Ai tha se palët e dëmtuara janë të emocionuara me rezultatin e padisë, që shënon një fitore të rrallë ligjore kundër gjigantit të rrjeteve sociale. “Dëmtimi që mund të pësohet nga kjo punë është i vërtetë dhe i ashpër. Prandaj, fakti që e morëm një lehtësim për të shkuar përpara na bën të ndihemi vërtet mirë”, shtoi avokati Williams.

Punëtorët e prekur nga përmbajtja e këtyre materialeve mund të përfitojnë kompensim të dëmit deri në 50 000 dollarë dhe rrjeti social do t’i ndërrojë disa politika për ta adresuar më mirë çështjen e shëndetit mendor të punëtorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin njofton që për…