
Fadil Demaku i PDK-së: Për tejkalim të krizës në vitin 2014 hoqëm dorë edhe nga posti i kryeministrit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku ka deklaruar se situata aktuale politike në vend nuk është aspak e ngjashme me situatën në vitin 2014, kur janë dashur më shumë se 6 muaj për t’u zgjedhur kryetari i Kuvendit dhe zgjidhje të ngërçit politik.
Sipas tij në atë kohë kanë qenë disa vakume të cilat nuk kanë pasur qartësinë e mjaftueshme por që janë qartësuar me vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe më pas gjithçka ka ecur në atë proces ashtu siç është parashikuar në atë vendim.
Demaku ka thënë se madje në atë kohë Partia Demokratike e Kosovës për shkak të interesit të vendit është treguar bashkëpunuese duke hequr dorë edhe nga posti i kryeministrit i cili i takonte si forcë e parë fituese.
“Nuk është situatë e njëjtë aspak, është një situatë krejt ndryshe, janë rrethana krejt tjera dhe atëherë ajo qasja ka qenë por edhe në atë kohë kanë qenë disa vakume të cilat nuk kanë pasur qartësinë e mjaftueshme e që i ka qartësuar Gjykata Kushtetuese me vendimin dhe gjithcka ka ecur në atë proces ashtu siç ka parashikuar vendimi I Gjykatës Kushtetuese dhe kemi dalë nga ajo situatë dhe kemi vazhduar përpara me institucione. Partia Demokratike iu kujtohet mirë në atë kohë ka qenë bashkëpunuese, ka qenë parti institucionaliste duke arritur marrëveshje dhe duke hequr dorë nga vetë posti I kryeministrit që ishim si forcë e parë politike në vend që kishim fituar. Lideri ynë I asaj kohe ai hoqi dorë nga ajo për shkak të interest të vendit dhe kemi pasur marrëveshjen me LDK-në”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë pasur qasje jo korrekte ndaj oponentëve politikë me gjuhën fyese të përdorur që siç ka thënë ‘ka ndikuar për të krijuar njëfarë lloj ndarje dhe polarizimi jo vetëm në skenën politike por edhe te qytetarët e vendit’.
Po ashtu për Demaku jo të mira janë edhe letrat e Kurtit pasi për mendimin e tij nuk i shërbejnë vendit dhe nuk janë në të mirë të institucioneve.
“Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje ka pasur një qasje jo të mirë, jo institucionaliste, jo korrekte as me publikun as me oponentët politikë se dihet më ajo gjuha e tij e vrazhdë, ato fyerjet e tij të ulëta të cilat e ulin atë e jo të tjerët dhe krejt ai ka ndiku për të krijuar njëfarë lloj ndarje, një polarizim jo vetëm në skenën politike por edhe te qytetarët e vendit. Pra në vend që të ndikoj me politika ofruese dhe bashkëpunuese edhe tek qytetarët, ai ka ndikuar vazhdimisht me një gjuhë fyese për oponentët politikë duke bërë një ndarje të thellë në shoqërinë tonë e cila është e dëmshme për të gjithë. Edhe kjo loja e fundit me këto letrat selektive që iu bëni e ju nuk bëni kjo nuk I shërben vendit, kjo nuk është në të mirën e institucioneve se një udhëheqës i cili i fiton zgjedhjet duhet të jetë shumë më pragmatik duhet të ketë qasje më demokratike dhe duhet të jetë në i përgjegjshëm në raport me atë që përfaqëson dhe që e ka të drejtën për t’i dërguar proceset përpara”, është shprehur Demaku./teve1