
Fadil Nura betohet si deputet në Kuvendin e Kosovës
27 nëntor 2020
| 11:13
Fadil Nura është betuar sot në Kuvendin e Kosovës si deputet i ri nga radhët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Nura është bërë deputet pas dorëheqjes së Kadri Veselit nga kjo pozitë si pasojë e aktakuzës së Gjykatës Speciale.