Fillon me vonesë seanca e Kuvendit, Nagavci uron ditën e ushtrisë dhe festën e flamurit

27 nëntor 2020 | 11:08

Në Kuvendin e Kosovës ka filluar seanca e ditës së sotme me rreth një orë vonesë.

Kjo seancë është vazhdim i pikave të seancave të kaluara, të pranishëm në sallë janë 73 deputetë.

Seancën është duke e drejtuar Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes.

Ajo ka uruar festën e 28 Nëntorit e cila është nesër, si dhe ditën e themelimit të ushtrisë së Kosovës, e cila është sot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 84 aktakuza, kundër…