Fajoni në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së: S’duhet të harrojmë Ballkanin

11 dhjetor 2023 | 14:01

“Nuk duhet të harrojmë Ballkanin Perëndimor”. Kështu ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Sllovenisë, Tanja Fajon, në takimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian (BE).

“Sllovenia mbështet fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë dhe dhënien e statusit kandidat Gjeorgjisë, por ne nuk duhet të harrojmë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Fajoni.

Ajo më herët ka deklaruar deklaruar se ky vit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zgjerimin dhe se pret raporte inkurajuese në samitin e dhjetorit të BE-së, shkruan “Radio Evropa e Lirë” në gjuhën serbe.

“Në fund të vitit, pres raporte inkurajuese, dua të shoh fillimin e negociatave të anëtarësimit me Bosnjën dhe Hercegovinën, presim negociatat e anëtarësimit me Ukrainën, Moldavinë, më tej me Gjeorgjinë, dhe në këtë kontekst është thelbësore që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria hapen dhe fillojnë negociatat konkrete me një konferencë të re ndërqeveritare”, pati thënë shefja e diplomacisë sllovene.

Në fillim të nëntorit është bërë me dije se Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e negociatave të pranimit midis Bosnjës dhe BE-së kur të arrihet niveli i nevojshëm i përputhshmërisë me kriteret për anëtarësim.

Komisioni do t’i raportojë Këshillit të BE-së deri në mars 2024 për çdo progres, thuhet në dokumentin zyrtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Austria – e cila ka qenë në krye të kundërshtimeve…