Faktet që provojnë se Angelina Jolie ka zemër prej floriri

20 korrik 2020 | 11:26

Ajo ka dëshmuar se ndien vuajtjen e të tjerëve dhe përpiqet ta ndryshojë për më mirë. Prej rreth 20 vjetësh tashmë Angelina Jolie ka bërë gjithçka në ndihmë të refugjatëve, në luftën kundër varfërisë dhe për ruajtjen e natyrës.

Duke bërë të gjitha këto ajo nuk ka harruar të jetë edhe një nënë e dashur dhe inkurajuese.

Rrjeti Bright Side ka hartuar një listë të gjërave të mira që aktorja e famshme ka bërë për botën dhe që tregojnë paksa historinë e saj. Gjithçka duket se nisi në Kamboxhia, ku Angelina Jolie shkoi në vitin 2000 për ta xhiruar filmin e aksionit Lara Croft: Tomb Raider.

Vendi ishte në krizë humanitare dhe kjo la shenjë tek aktorja. Ajo nisi të kërkonte për vende të tjera të trazuara në botë dhe më vonë vizitoi rreth 30 prej tyre për të dhënë ndihmë humanitare e duke punuar për njerëzit në nevojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndoshta shumëkush e ka harruar, por Britney Spears jeton nën…