Riaktivizohet lëvizja “Lironi Britney Spears”

20 korrik 2020 | 11:26

Ndoshta shumëkush e ka harruar, por Britney Spears jeton nën kujdestarinë e babait të saj, prej vitit 2008 kur pësoi një çrregullim psikologjik.

Fansat, por edhe kolegë të saj  prej vitesh janë të shqetësuar për këtë fakt dhe kërkojnë lirimin e saj. Lëvizja “Lironi Britnin” është aktivizuar sërish, pasi babai i saj ka kërkuar zgjatjen e afatit të kujdestarisë, pavarësisht rikuperimit të plotë të këngëtares.

Sipas mediave amerikane, Jamie Spears ka marrë nën kontroll të plotë jetën e yllit të popit, veçanërisht pasurinë e saj, por edhe jetën sociale, punën dhe përditshmërinë.

Për kujdestarinë ndaj të bijës, ai paguhet 130 mijë dollarë në vit, duke i dhënë vetes edhe të drejtën të vendosë për shitjen apo blerjen e pasurive të patundshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka qenë një vit shumë i çuditshëm për filmat. Prej…