FALEMINDERIT ELIOT

02 janar 2021 | 21:51

(Mikut të madh të shqiptarëve Eliot Engel.
Pas 32 vitesh, Engel largohet nga Kongresi)

Vite të rënda ecëm bashk,
Në rrugën e gjatë të lirisë,
Me Ty në krahun e djathtë,
Eliot, o mik i madh i Shqipërisë!

Fjala jote na dha zemër,
Nga tempulli i demoracisë,
Trashigimtar i George Washingtonit,
Dhe i programit të Woodrow Wilsonit!

Eliot Engel, o mik i madh i Shqipërisë,
Çdo herë ngrite zërin kundër tiranisë,
Në ditët e vështira të gjenocidit serb,
Fjala jote erdhi si diellë i shpëtimit!

Ecëm së bashku ndër vite,
Eliot simbol i shpresës së madhe,
Tërë jetën në gojë e sqetull,
Shqiptarët i mbajte!

Falemderit Eliot Engel,
O miku ynë i madh, i këti shekulli,
Ti gjithëmonë do të mbetesh simbol,
I lirisë, humanizmit dhe shpresës dë madhe!

Ismet Rashiti

Më, 02 janar 2021, Zvicër

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet me fuqi 3.5 shkallës sipas Rihter u regjistrua…