Faleminderit z. James Rubin!
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e thellë për ish-zyrtarin e lartë amerikan, James Rubin, për praninë dhe gatishmërinë e tij që të dëshmojë në Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Dëshmia e tij e qartë, e drejtë dhe e bazuar në të vërtetën, është një dëshmi tjetër e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, në veçanti gjatë luftës sonë çlirimtare dhe në mbrojtje të vlerave të UÇK-së”, thuhet në njoftimin e OVLUÇK-së.
“Në emër të të gjithë veteranëve të UÇK-së, i shprehim falënderimin tonë të sinqertë z. Rubin dhe përmes tij, edhe popullit dhe shtetit amerikan, për përkrahjen e pakursyer që i kanë dhënë dhe i japin gjithmonë Kosovës”, thuhet në falënderimin e OVLUÇK-së.



