Falen gjobat e fiskalizimit, Akti normativ në fuqi deri në 31 dhjetor të 2021

24 qershor 2021 | 23:33

Fiskalizimi nis fazën e dytë më 1 korrik 2021 për transaksionet biznes-biznes, por paqartësitë mbi procesin e kontestuar që në nisje janë ende shumë të mëdha.

Së fundmi, qeveria ka propozuar një akt normativ për ngrirjen e gjobave për fiskalizimin deri më 31 dhjetor 2021, një kërkesë kjo e bërë nga shoqatat e biznesit.

Për ekspertin Bujar Bendo heqja e penaliteteve tregon se nisma ka dështuar dhe do të rrisë më tej evazionin. Ai propozon shtyrje për zbatimin e fazës së dytë.

“Janë kontradiktore dhe është një formë për të pranuar dështimin në heshtje. O do pezullohet vënia në funksion e ligjit dhe mund të bëhej vetëm faza e parë pa penalitete, ose në të kundërt të themi se ligji ka hyrë në fuqi dhe të gjithë vetëpenalizohen. Sigurisht që do pasohet me akte të tjera normative, do ketë një pezullim dhe një shtyrje tjetër. Është e pamundur që me këtë lloj kulture që kanë bizneset dhe infrastrukturën që të zbatohet menjëherë në fazat e tjera.” Bujar Bendo, ekspert kontabël

Sipas Bendos tatimet duhet t’iu japin kohë bizneseve dhe faza e parë e procesit për bizneset që kanë marrëdhënie me shtetin duhet të zgjasë 3 vjet, njësoj si në vendet ku është implementuar.

“Zgjidhja ka qenë dhe do jetë të eksperimentohet faza e para për një periudhë 3 vite dhe me t’u plotësuar boshllëqet nga të gjitha palët, atëherë mund të ketë shtrirje më të gjerë. Do duhet t’i lihet kohë fazës së parë pa penalitete dhe më pas të shtrihet në fazat e tjera”, Bujar Bendo, ekspert kontabël

Megjithëse administrata tatimore është e vendosur të mos tërhiqet nga fiskalizimi dhe faza e dytë për 51 mijë biznese nis vetëm pas një jave, vetëm 23% e tyre kanë aplikuar për të marrë certifikatën elektronike pranë e-Albania, që është vetëm hapi i parë i procesit.

Top Channel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori brazilian Paulinho ka thënë se është i gatshëm t’i…