Familja e viziton në Hagë Fadil Fazliun, ky është mesazhi i djalit të tij

23 maj 2025 | 22:40

“Sot nuk ishte një ditë si çdo tjetër.
Së bashku me nënën, motrën dhe nipin e vogël Troin – i cili ia solli buzëqeshjen më të pastër në fytyrë – vizituam babain tonë, Fadil Fazliu, në Hagë”, ka shkruar në Facebook djali i Fadil Fazliut, Gzimi.

Ai ka theksuar se ishte një takim i mbushur me ndjenja të forta, por mbi të gjitha me krenari. “Edhe sot, përballë padrejtësive, ai qëndron i qetë, i palëkundur dhe me kokën lart.
Flet me zemër të pastër, ndërgjegje të qetë dhe me bindje të thellë në drejtësinë që do të vijë”.

“Ai ju dërgon përshëndetjet më të ngrohta të gjithëve – familjes, shokëve të idealit, miqve dhe të gjithë atyre që besojnë në luftën për liri e dinjitet. Liria nuk mund të burgoset. E drejta mund të vonojë, por ajo gjithmonë fiton.
Jemi krenarë për ty, babë”, ka shkruar Gzimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtarët e Speciales në Hagë, kanë marrë disa vendime, nëpërmjet…