Familja indoneziane mban krokodilin në shtëpi

05 shkurt 16:45

Një familje indoneziane nuk ka zgjedhur një mace apo qen si kafshë shtëpiake, por një krokodil gati dy metra të gjatë.

Muhhamad Iwan e konsideron krokodilin pjesë të familjes dhe kujdeset për të si të ishte një kafshë normale duke e larë e duke luajtur me të.

Ai krokodilin e ushqen me dy kilogramë peshk në ditë, si dhe i ka krijuar një kënd në shtëpi ku vijnë njerëz të ndryshëm për ta parë e bërë fotografi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë shpejt lopët mund të kenë një pasaportë biometrike me…