Familja shqiptare përfshihet në aksident në Itali, prindërit në gjendje kritike, shpëton mrekullisht 2-vjeçarja

13 gusht 2020 | 14:18

Një familje shqiptare është përfshirë nga një aksident tragjik në Xhenova të Italisë. Në aksidentin e rëndë janë përplasur 6 makina me një kamion, siç raportojnë mediat italiane.

Aksidenti ndodhi në autostradën Genova-Sestri Levante, ndërsa të paktën 5 persona kanë përfunduar në spital, mes tyre 3 anëtarët e një familje shqiptare.

Fillimisht zjarrfikësit arritën të nxirrnin nga makina e shkatërruar nënën 22-vjeçare shqiptare dhe vajzën e saj 2-vjeçare. Ata u transportuan menjëherë në spital, kurse kryefamiljari u mor me helikopter.

E mitura u dërgua në spital në gjendje të mirë shëndetësore, kurse prindërit e saj janë në gjendje kritike për jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U zhvilluan katër sfidat e radhës në NBA, kur kanë…